Boateng tregon planet për të ardhmen

21:29 | 30 Maj 2019

Qendër mbrojtësi i Bayern Munich, Jerome Boateng, ka zbuluar se cilat janë planet e tij për të ardhmen.

Boateng nuk ka pasur një sezon edhe aq të mirë, duke humbur vendin në kombëtaren e Gjermanisë, por edhe tek skuadra e Bayern, gjithë kjo si pasojë e një lëndimi të pësuar.

Por, përkundër këtyre ngjarjeve, duket se mbrojtësi me pasaportë gjermane nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

Ai ka bërë të ditur se planifikon qëndrimin në ‘Allianz Arena’ dhe pse jo ndoshta një pensionim të tijin aty.

“Sigurisht se nuk do të largohem nga këtu, situatat mund të ndryshojnë shumë shpejtë” ka thënë fillimisht lojtari, raporton ‘Goal’, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht se mund të imagjinojë se do të vazhdojë me Bayern Munich” ka thënë ndër të tjerash lojtari.

Lojtari do të ketë shumë punë për të rikthyer formën e lartë që kishte dikur. Mbetet të shihet nëse do t’ia dali ta bëjë këtë. /Lajmi.net/