Boateng refuzoi Barcelonën
Mbrojtësi i Bayern Munichut, Jerome Boateng ka njoftuar se refuzoi mundësinë e transferimit në Barcelonë, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport
Mbrojtësi i Bayern Munichut, Jerome Boateng ka bërë të ditur se refuzoi një ofertë nga Barcelona në verën e vitit të shkuar.
Reprezentuesi gjerman ishte objektiv i gjigantit katalan që në fund transferoi dyshen Jeremy Mathieu dhe Thomas Vermaelen.
“Nuk e di se sa kanë ofruar për mua”, deklaroi Boateng për të përditshmen gjermane “Bild”.
“Por, jam i sigurt se ishte një ofertë e mirë. Kur një klub si Barcelona shpreh interesimin për transferimin tim sigurisht se kjo më bën të ndihem krenar. Mirëpo, nuk kam menduar të largohem. Sot nuk kam nevojë të largohem nga Bayern për në Barcelonë për të fituar Ligën e Kampionëve”, u shpreh ai.