Boateng në spital
Mesfushori i Schalke 04, Kevin Prince-Boateng ka përfunduar në spital pasi u sulmua në rrugë. E përditshmja gjermane Bild njoftoi se ylli ganez, ish anëtar i Tottenhamit dhe Milanit, u sulmua nga një person i panjohur derisa ishte duke kaluar kohë të lirë në qytetin industrial të Gelsenkirchen. Lëndimet nuk besohet se janë serioze. Bundesliga…
Sport
Mesfushori i Schalke 04, Kevin Prince-Boateng ka përfunduar në spital pasi u sulmua në rrugë.
E përditshmja gjermane Bild njoftoi se ylli ganez, ish anëtar i Tottenhamit dhe Milanit, u sulmua nga një person i panjohur derisa ishte duke kaluar kohë të lirë në qytetin industrial të Gelsenkirchen.
Lëndimet nuk besohet se janë serioze. Bundesliga është në pushim dimëror dhe Boateng, i cili po ashtu ka bërë emër si luftues kundër racizmit, ndeshjen e radhës me Schalken do ta zhvillojë më 26 janar në udhëtim te Hamburg.
Schalke u kualifikua për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve duke përfunduar i dyti në grup me Chelseam, por e presin dy përballje të vështira kundër Real Madridit.