Boateng: Messi – Ronaldo, ky është më i miri

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Jerome Boateng ka thënë se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë.

Sport

08/05/2015 10:27

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Jerome Boateng nuk ka dyshime, ai thotë se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë.

Ai po ashtu përshkroi golin e dytë ku Messi e dribloi në mënyrë të jashtëzakonshme dhe ai përfundoi në tokë, derisa argjentinasi mposhti portierin Manuel Neuer.

“Goli i dytë? E gjithë bota ishte dëshmitare e duelit kundër një futbollisti si Messi, që është më i miri në botë. Nuk duhet të ndodh kjo dhe një mbrojtës të mbetet i vetëm në një kundër një me Messin”, u shpreh ai.

“Në 75 minutat e para kemi zhvilluar një ndeshje të mirë. Pastaj kemi bërë gabime të cilat në fund na kushtuan me tre gola”, theksoi Boateng.