Boateng me cigare dhe birrë

Pushim pas ndeshjes, me celular, cigare dhe birrë, në pritje të kontrollit anti-doping. Kështu e përditshmja gjermane Bild e ka paraqitur mesfushorin e Schalke 04, Kevin-Prince Boateng në zhveshtoret e skuadrës gjermane, pas përfundimit të takimit me Bayer Leverkusenin në fundjavë. Fotografi që pa dyshim se do të zgjojë reagime të shumta. Drejtori i përgjithshëm…

Sport

25/02/2014 12:46

Pushim pas ndeshjes, me celular, cigare dhe birrë, në pritje të kontrollit anti-doping.

Kështu e përditshmja gjermane Bild e ka paraqitur mesfushorin e Schalke 04, Kevin-Prince Boateng në zhveshtoret e skuadrës gjermane, pas përfundimit të takimit me Bayer Leverkusenin në fundjavë.

Fotografi që pa dyshim se do të zgjojë reagime të shumta.

Drejtori i përgjithshëm i Schalke 04, Horst Heldt është munduar të shpjegojë ngjarjen: “Boateng e ndezi cigaren për t’u relaksuar pas fitores, kurse birra ishte pranë tij në mënyrë që ta bëjë të urinojë më lehtë, dhe t’i shmanget qëndrimit më të gjatë në anti-doping”.

A është kjo e vërteta? Ndoshta, më së miri e di vetë Boateng.