Boateng largohet nga kampi parasezonal i Bayern

Qendër mbrojtësi i Bayern Munich, Jerome Boateng, është ndarë nga skuadra e tij.

Sport

21/07/2019 10:09

Boateng ka lënë në gjysmë turneun parasezonal të Bayern Munich në SHBA, duke u larguar nga grupi, për arsye private.

Ai do të udhëtoj sot drejt Gjermanisë, me vetëm 45 minuta të luajtura në fazën parasezonale në SHBA, në ndeshjen kundër Arsenal, në Los Angeles.

Për largimin e Boateng ka njoftuar faqja zyrtare e Bayern: “Jerome Boateng do t’i jap fund turneut të Bayern në ‘Audi Summer Tour 2019”, thuhet në njoftimin e lëshuar, transmeton lajmi.net.

“Mbrojtësi 30 vjeçar do të udhëtoj nga Houston në Munich gjatë së dielës, për arsye private” thuhet tutje.

Arsyet nuk janë zbuluar akoma.

Lojtari nuk është në planet e Kovac për edicionin e ardhshëm, dhe emri i tij është lidhur me një largim të mundshëm drejt Premierligës. /Lajmi.net/