Boateng: Gjithmonë kam thënë se Ronaldo ishte më i miri në botë, por Messi nuk është normal

Sulmuesi Kevin-Prince Boateng ka zbuluar se konsideronte pensionimin pasi u bë bashkëlojtar me Lionel Messin.

Sport

25/11/2020 10:43

Boateng u huazua të klubi katalunas nga Sassuolo në janarin e vitit 2019 dhe arriti të fitoi La Liga-n, pavarësisht që zhvilloi vetëm pak ndeshje, transmeton lajmi.net.

33-vjeçari pastaj kaloi të Fiorentina dhe pastaj të Besiktas, ndërsa tani është të skuadra e Seria B, Monza.

Gjermani mendon se argjentinasi nuk është normal dhe duke e parë atë në stërvitje konsideroi pensionimin e parakohshëm.

“Gjashtë muajt të Barcelona ishin të pabesueshëm. Në fillim nuk e besova, mendoja se ishte Epsanyol që më donte, jo Barcelona e vërtetë”.

“Stërvitja me Messin më la pa fjalë. Gjithmonë kam thënë se Cristiano Ronaldo ishte lojtari më i mirë në botë, por Messi është diçka tjetër. Ai nuk është normal”.

“Derisa stërvitesha më të, mendoja të largohesha për herë të parë në karrierën time. Ishte duke bërë gjëra të pabesueshme. Mendoja ‘Kam mbaruar, do ndaloj së luajturi'”, deklaroi ai.

Boaten në karrierën e tij ka luajtur në top klubet e mëdha, si Tottenham, AC Milan, Barcelona dhe Borussia Dortmund./Lajmi.net/