Boateng bëhet me skuadër të re pas largimit nga Bayern Munich, kalon në Francë

Qendërmbrojtësi Jerome Boateng është bërë me skuadër të re.

Sport

31/08/2021 16:09

Pas shumë viteve te Bayern Munich, gjermani i është bashkuar Lyonit, shkruan lajmi.net.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano zbulon se Boaten ka kryer para disa minutave edhe testet mjekësore.

“Jerome Boateng i bashkohet Lyonit si agjent i lirë. Kontrata pranohet dhe testet mjekësore janë kryer para disa minutave. Marrëveshje e kryer dhe e konfirmuar”, shkroi ai.

Boateng tani do jetë bashkëlojtar i Xherdan Shaqirit./Lajmi.net/