Blunt lajmërohet pas sulmit dhe ka një mesazh

Gjatë mbrëmjes së kaluar, reperi Blunt është sulmuar me thikë.

ShowBiz

09/06/2018 23:16

Ani pse therjen me thikë nuk e pranoi reperi, policia e ka konfirmuar këtë sulm, shkruan lajmi.net.

Ishte Real 1 ai i cili pak orë pasi doli lajmi për therjen e reperit, njoftoi fansat se Blunt është mirë dhe nuk ka vend për shqetësim.

Ndërsa, ishte Blunt ai i cili në llogarinë e tij në Instagram është paraqitur përmes disa videove ku shfaqet në studio, duke dhënë mesazh që asgjë nuk e ndal punën e tyre.

“Ju dua pa masë, na jemi kthy në studio”, thotë reperi, i cili duket në gjendje shumë të mirë pas sherrit të mbrëmshëm. /Lajmi.net/