Blue Ivy Carter fiton çmimin e saj të parë  në ‘BET Awards’ me këngën ‘Brown Skin Girl’

Voglushja është duke i ndjekur hapat e Beyonces.

ShowBiz

29/06/2020 08:19

Blue Ivy Carter tashmë ka filluar të ndjek hapat të ëmës së saj duke triumfuar në evente prsetigjioze, shkruan lajmi.net.

Tetë vjeçarja fitoi çmimin e saj të parë në ‘BET’ të dielën, me këngën e punuar nga ajo dhe nëna e saj ‘Brown Skin Girl’.

Kënga, e cila gjithashtu përmban WizKid dhe SAINt JHN, u shfaq fillimisht në albumin e The Lion King.

Ishte një fitore e madhe për dyshen, të cilët lan pas emra si Alicia Keys, Ciara, Lupita Nyong’o, Ester Dean, City Girls, LaLa, Layton Greene, Lizzo, Missy Elliot, Rapsody, dhe PJ Morton. /Lajmi.net/

YouTube player