Blogerja shqiptare pranon ndërhyrjet në fytyrë

Sara Hoxha ka pranuar operacionet në fytyrë.

ShowBiz

14/08/2020 12:07

Sara Hoxha ka publikuar së fundmi një fotografi në Instagram, ku ka pranuar disa komente pozitive por edhe kritike nga ndjekësit, shkruan lajmi.net.

Njëri nga komentuesit i kishte shkruar se ndonëse duket edhe tani bukur, më parë është dukur më e lezetshme pa ndërhyrje.

Ndërsa Sara ia ktheu duke thënë “ “Edhe unë këtë mendoja më parë”, ka shkruar Sara duke iu referuar komentueses. “Kam trashëguar shumë tipare dhe gene nga prindërit, dyshoj se botoksi është vërtetë ai që ka rëndësi. Veshim të njejtat këpucë, të njejtat rroba dhe jemi në një platformë prodhimi në masë.

Pse duhet të këmbëngul për të qenë origjinale, kur mund të kujdesem për diçka që më bën të ndihem më mirë me veten? Gjithkush bën zgjedhjen e tij në jetë; zgjedhja ime ishin mbushësit e fytyrës”. /Lajmi.net/