Cilët janë këngëtarët që iu kanë kënduar nënave të tyre?!

12395116_10204165589540572_1266116588_n

Shumë këngëtarë të zhanreve të ndryshme muzikore përveç temave të ndryshme që kanë zgjedhur t’i bëjnë pjesë të këngëve të tyre, ata në veçanti kanë preferuar që këngë të posaçme tu kushtojnë nënave të tyre.

Këngëtari nga Shkupi Floriani, i cili kohë më u pëlqye shumë me këngën “Ngjyra e kuqe” të cilën e realizoi me Adrian Gaxhën, sot ka publikuar këngën “Nëna ime” të cilës i ka realizur edhe videoklip. Këtë këngë e ka punuar në studion e Adrian Gaxhës i cili njëkohësisht është edhe menaxheri i tij.

Këngë tjetër kushtuar nënës kohë më parë publikoi edhe reperi nga Ferizai Golg MC i cili edhe pse i ri në moshë si duket është shumë produktiv në realizimin e projekteve të njëpasnjëshme. Këngën “Më fal nënë” e publikoi me 18 nëntorë me videoklip të realizuar nga Black Creative.

Në një intervistë për Prive reperi i famshëm Gold Ag ka bërë të ditur se do të realizojë një këngë kushtuar nënës së tij duke e cilësuar si këngë me fjalët më të mira që mund të përzgjidhen për t’ia dedikuar nënës. Ai madje me plot emocion e këndoi edhe një pjesë të kësaj kënge që tekstin sigurisht që e ka shkruar si gjithmonë vetë ai.

Fjalë kyçe:

SQARIM!

Shkrimet në blogun e lajmi.net janë shkrime të përdoruesve të ndryshëm, të mundësuara nga lajmi.net. Shkrimet që i lexoni në blog nuk paraqesin qëndrimin e redaksisë së lajmi.net. Nëse një shkrim mendoni se ka përmbajtje që është e papërshtatshme në çfarëdoformë, klikoni butonin raporto apo na shkruani në [email protected]

Raporto

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *