Bllokuan dy shiritat e një rruge në Prizren për një aheng familjar – Policia dënon me 300 euro organizatorin

Me datën 06.08.2025, rreth orës 16:40, Policia e Kosovës ka pranuar ankesë nga qytetarët për bllokim të rrugës “Alush Kryeziu” në të dy shiritat e qarkullimit, nga organizatorët e një gazmendi familjar. Njësiti patrullues I Stacionit Policor të Prizrenit ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin përgjegjës, i cili ka prezantuar një…

Lajme

07/08/2025 14:24

Me datën 06.08.2025, rreth orës 16:40, Policia e Kosovës ka pranuar ankesë nga qytetarët për bllokim të rrugës “Alush Kryeziu” në të dy shiritat e qarkullimit, nga organizatorët e një gazmendi familjar.

Njësiti patrullues I Stacionit Policor të Prizrenit ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin përgjegjës, i cili ka prezantuar një leje komunale për përdorim të njërës korsi nga ora 09:30 deri 10:30. Megjithatë, rruga ishte bllokuar në tërësi dhe jashtë afatit të lejuar.

Policia ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro sipas legjislacionit në fuqi dhe ka liruar rrugën për qarkullim normal të automjeteve.

Njoftimi i plotë i Policisë: