Blloku gaboi me kërkesën për seancë dëgjimore
Analisti politik, Shpend Kursani vlerësoi se seanca dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese e ditës së nesërme është e panevojshme.

Lajme
Mendoj se ka qenë një seancë krejtësisht e panevojshme, të cilën vetë Blloku e ka kërkuar, më duket se ka qenë LDK-ja pre anës së Bllokut që ka kërkuar, e që kjo nuk shkon në favor të vetë bllokut. “Mendoj se ka qenë një kërkesë e çuditshme”, tha Kursani në emisioni Interaktiv të KTV-së, .
Sipas tij, koha që ka marrë procesi me këtë seancë i ka konvenuar vetëm PDK-së, e cila e shfrytëzon kohën për të përçarë këtë bllok.
Kjo kërkesë e LDK-AAK-NISMA, sipas Kursanit, ishte e gabuar.
“Arsyeja pse po e them këtë është se pikërisht Bllokut i ka konvenuar sa më shpejt Gjykata me ardhë me një vendim, sepse kishin edhe një farë lloj momentumi që ishte në favor të saj, ndërkaq paraqitja e kërkesës për një seancë dëgjimore vetëm se do ta vonojë Gjykatën Kushtetuese me ardhë me një vendim”, u shpreh Kursani.