Bllokohet Shpend Ahmeti

Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, çdo ditë e më shumë po i ngushtohet fushëveprimi në Komunën që e drejton.

Lajme

05/02/2015 09:06

Asambleja komunale e Prishtinës rrezikon të shkojë drejt zgjedhjeve, jo vetëm për shkak të mosmiratimit të Buxhetit, por edhe për shkak të “pazareve” që ishin bërë për anëtarë të Komisionit të Aksionarëve për Ndërmarrjet Publike, shkruan “Zëri”.

Grupi i Asamblistëve të PDK-së në Prishtinë ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga funksionet e anëtarëve të Aksionarëve në pesë ndërmarrje publike të Prishtinës.

PDK-ja konsideron se ndërmarrjet publike janë bllokuar si pasojë e politikave të kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, shkruan Zëri.

Tashmë Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat në Asamble që të mund të bëjë emërimin e aksionarëve sipas pëlqimit të saj, pa pjesëmarrjen e asamblistëve të PDK-së dhe LDK-së.