Bllokohet rruga Gurrakoc – Zallq për shkak të punimeve

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se për shkak të asfaltimit të rrugës rajonale Gurrakoc (Istog) – Klinë do të jetë e bllokuar për qarkullim të automjeteve.

Lajme

08/11/2018 10:40

Sipas këtij njoftimi, aksi rrugor Gurrakoc- Zallq do të jetë e bllokuar ngas sot deri me 12 nëntor.

“Të enjten (8 nëntor 2018) kompania e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës do të fillojë asfaltimin e rrugës rajonale R104, Gurrakoc (Istog) – Klinë. Për shkak të këtyre punimeve nga data 8 deri me 12 nëntor 2018, aksi rrugor Gurrakoc – Zallq, do të bllokohet për qarkullim të automjeteve”, thuhet në komunikatën e MI-së.

Ministria e Infrastrukturës  kërkon nga qytetarët që të shmangin lëvizjen gjatë këtyre ditëve në këtë segment.