Bllokohen dy rrugë në qendër të kryeqytetit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar për fillimin e punimeve në rrugët ‘Ukshin Hoti’ dhe ‘Robert Doll’ në Prishtinë.

Lajme

15/04/2019 16:09

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se qarkullimi në këto rrugë do të jetë me kufizime.

“Sot kanë filluar punimet në rehabilitimin e rrugëve Ukshin Hoti dhe Robert Doll në qendër të qytetit. Qarkullimi do të jetë me kufizime, prandaj lusim për mirëkuptim deri në përfundimin e asfaltimit”, ka shkruar Ahmeti. /Lajmi.net/