Blinken i ashpër me Qeverinë e Kosovës, i bën thirrje Kurtit ta ndalojë aksionin e Policisë
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken është deklaruar pas situatës në veri. Ai është treguar goxha i ashpër me kryeministrin Kurti, duke kërkuar nga ky i fundit që t’i ndalë masat e dhunshme, përcjell lajmi.net. Tutje është dënuar aksioni i sotëm, që sipas tij, ka përshkallëzuar tensionin në veri. “Dënojmë fuqishëm aksionet nga Qeveria e…

Lajme
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken është deklaruar pas situatës në veri.
Ai është treguar goxha i ashpër me kryeministrin Kurti, duke kërkuar nga ky i fundit që t’i ndalë masat e dhunshme, përcjell lajmi.net.
Tutje është dënuar aksioni i sotëm, që sipas tij, ka përshkallëzuar tensionin në veri.
“Dënojmë fuqishëm aksionet nga Qeveria e Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po rrisin pasigurinë. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti t’i ndalë këto masa të dhunshme menjëherë dhe të rifokusohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Blinken në Twitter.
We strongly condemn the actions by the Government of Kosovo that are escalating tensions in the north and increasing instability. We call on Prime Minister @albinkurti to immediately halt these violent measures and refocus on the EU-facilitated Dialogue.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) May 26, 2023