Blind mirëpret Man Utd-in
Ylli i Ajax Amsterdamit, Daley Blind ka mirëpritur mundësinë e transferimit në Manchester United, në javët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sport
Daley Blind ka pranuar se do të konsiderojë mundësinë e transferimit në Manchester United, nëse Louis van Gaal paraqet ofertë për të.
24-vjeçari ishte anëtar i ekipit të Holandës të udhëhequr nga Van Gaal që përfundoi në pozitën e tretë në Kampionatin botëror në Brazil.
Ai mund të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes ose si mesfushor qendror, dhe spekulohet se kërkohet nga gjiganti anglez.
“Jam i lumtur në Amsterdam. Por, nëse paraqitet një klub tjetër do të mendoj e pastaj do të shohim. Më duhet të shqyrtoj opsionet e mija. Për momentin jam i përqendruar në Ajax pastaj do të shoh se qka sjell java tjetër”, u shpreh ai.
Van Gaal kërkon edhe së paku një futbollist të krahut të majtë për ta përshtatur në sistemin e tij 3-5-2.