Blind kërkon shtëpi në Manchester

Daley Blind pritet të jetë përforcimi i radhës i Manchester Unitedit. Mesfushori i Ajax Amsterdamit është parë duke kërkuar shtëpi në Manchester, në pritje të transferimit në Old Trafford.

Sport

14/08/2014 10:33

Daley Blind është parë duke kërkuar shtëpi në Manchester derisa përgatitet të kompletojë transferimin në United me vlerë prej 15 milionë funte.

Gjiganti nga Old Trafford pritet të transferojë reprezentuesin holandez nga Ajax Amsterdam. Dhe, sipas “Evening Standard”, Blind ka mbërritur në Angli këtë javë dhe është parë në kërkim të shtëpisë në pritje të realizimit të marrëveshjes mes Unitedit dhe Ajaxit.

Klubet besohet se janë pranë marrëveshjes me vlerë prej 15 milionë funte dhe futbollisti i cili di të luajë në pozita të ndryshme si mbrojtës dhe mesfushor, mund të nënshkruajë në ditët e ardhshme.

Louis van Gaal e njeh mirë Blindin pasi ishte futbollist i tij në Kombëtaren e Holandës në Kampionatin botëror.