“Blick”: Ky është klubi i ri i Xhakës

Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka do të transferohet në Bayern Munich, ka bërë të ditur e përditshmja zvicerane “Blick”.

Sport

28/05/2015 20:33

Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka kërkohet nga shumë klube, por ai mund të transferohet në Bayern Munich.

E përditshmja zvicerane “Blick” ka raportuar se Atletico Madrid vazhdon të jetë i interesuar për yllin kosovar.

Por, ai dëshiron të luajë në Allianz Arena.

“Sigurisht se Bayerni është një top-destinacion për mua, pasi është një superklub.

Por, për momentin e kam vetëm Gladbachun në kokë”, ishte shprehur Xhaka.