“Blic” ilustron tekstin për Kuvendin e Serbisë me foto të Kuvendit të Kosovës

Portali i gazetës serbe Blic e ka huq ilustrimin e sotëm të tekstit që kishte të bënte rreth një ankete të zhvilluar me njohuritë e qytetarëve të Serbisë për parlamentin dhe qeverinë e tyre.

Lajme

10/11/2014 11:46

“Blic” e ka ilustruar tekstin me një fotot të bërë gjatë punimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku përveç deputetëve, kryeministrit Hashim Thaçi në foltore, shihet edhe flamuri shtetëror.   

Përndryshe, sipas anketës të titulluar “Pjesëmarrja e qytetarëve në proceset demokratike në Serbi”, vetëm 32 për qind e dinë se Kuvendi i Serbisë i ka 250 deputetë.

Vetëm 38 për qind e serbëve e dinë sa ministra ka qeveria e Serbisë, ndërsa 77 për qind e qytetarëve të shtetit fqinj janë përgjigjur se nuk iu intereson fare politike.

Nga të anketuarit, 62 për qind janë shprehur se politikanët serbë nuk e thonë të vërtetën, 10 për qind u beson, ndërsa të tjerët kanë qenë të papërcaktuar.