Bletët drejt zhdukjes, kështu flasin hulumtimet e fundit

Bletarët amerikan kanë humbur pothuajse gjysmën e bletëve të tyre që nga prilli i vitit 2015 e deri më tani.

Fun

13/05/2016 01:57

Hulumtimet kanë gjetur se bletarët amerikan kanë humbur 44% të kolonive të tyre të bletëve që nga prilli i vitit 2015, rezultat ky që është shumë më i madh në raport me atë të viteve 2014-2015, transmeton lajmi.net

“Kjo është mjaft shqetësuese, raporti i humbjeve këtë vit është ndjeshëm më i madh sesa në vitin e kaluar dhe ajo çfarë e bën gjendjen ende më shqetësuese është fakti se bletarët po i humbin bletët e tyre gjatë verës dhe jo gjatë dimrit”, është shprehur Dennis vanEngelsdorp, asistent profesori i etnomologjisë.

Gjetja e një fajtori për këtë fakt është mjaft e vështirë. Viruset dhe parazitët e ndryshëm që kanë shpërthyer me përhapjen e tyre mund të jenë një nga shkaktarët, por edhe pesticidet dhe kemikatet e ndryshme nuk përjashtohen nga mundësia.

Shkencëtarët së bashku me ekipet përkatëse janë duke marrur masa parandaluese për përhapjen e parazitëve të ndryshëm që mund të jenë shkak i vdekjes së bletëve dhe janë duke i kushtuar shumë rëndësi shëndetit të tyre në tërësi.

Bletarët dhe ekipet janë duke punuar edhe jashtë orarit për të mbuluar humbjet dhe për ta kthyer situatën në normalitet në mënyrë që të përmbushen kërkesat në rritje për tregun e mjaltit./lajmi.net