Blero zhgënjehet me Përfaqësuesen e Kosovës: Nuk ua patëm për borxh që të na i bëni fëmijët tonë të qajnë

Mbrëmjen e kaluar Kosova zhvilloi ndeshjen kundër Andorës në kuadër të “Euro 2022” që mbahet në Gjermani. Ata nuk arritën të fitonin tri pikë pasi barazuan, shkruan lajmi.net. Pas kësaj, pati reagime të shumta në rrjete sociale nga tifozët e Përfaqësueses së Kosovës. Një reagim e ka bërë edhe këngëtari i estradës, Blero Muharremi. “Israel…

ShowBiz

29/03/2023 10:26

Mbrëmjen e kaluar Kosova zhvilloi ndeshjen kundër Andorës në kuadër të “Euro 2022” që mbahet në Gjermani.

Ata nuk arritën të fitonin tri pikë pasi barazuan, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj, pati reagime të shumta në rrjete sociale nga tifozët e Përfaqësueses së Kosovës.

Një reagim e ka bërë edhe këngëtari i estradës, Blero Muharremi.

“Israel vs Kosova i dashuri jonë selektor e shtin Zhegrovën titullar, kur dihet se ata kanë me sulmu dhe Zhegrova detyrohet të luajë në mbrojtje, kurse Kosova vs Andorra, Zhegrovën e len në bankë, dhe i bjen në mend thotë ‘Uuuu po njëmend ne kemi me sulmu, ço e fute Zhegrovën në pjesën e dytë. Hajmedet haj, s’po di çka me thanë më shumë, domethënë pa tekst! WTF qenka mi heq këta selektorë që i kanë ka 500 vjet bre… Allo, se isha duke e këqyr lojë me fansen më të zjarrtë dardane, çikën time. Nuk ua patëm për borxh mi shti fëmijët tonë me qajt! Tmerr!”, ka shkruar ndër të tjerash Blero.

Këngëtari me prejardhje nga Mitrovica njihet edhe për miqësinë e mirë që ka me disa prej futbollistëve të Përfaqësueses së Kosovës./Lajmi.net/