Blero zgjedh kostumin e dasmës?

Blero dhe Afrona së shpejti kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

ShowBiz

22/05/2019 08:59

Blero Muharremi dhe Afrona Dika gjatë muajit shtator do t’i japin fund beqarisë, shkruan lajmi.net.

Çifti tash e sa muaj kanë nisur përgatitjet për dasmë, e cila do të mbahet pas disa muajsh.

Në rrjete sociale, Blero ka publikuar së fundi një fotografi, në të cilën shfaqet shumë elegant i veshur me një kostum.

“Po bëhem gati, e dashur Afrona Dika”, ka shkruar ai, duke bërë të gjithë të supozojnë se ky do të jetë kostumi i dasmës.

Për ndryshe, “Ske jetë” titullohet projekti i fundit nga Blero, të cilin e solli në duet me Teuta Selimin. /Lajmi.net/