Blero pas kurorëzimit: Jam mashkulli më me fat në botë
Blero ndihet mashkulli më me fat që pranë tij ka një grua si Afrona.
ShowBiz
Pas lidhjes pesë vjeçare Blero dhe Afrona sot i dhanë fund beqarisë, në praninë e qindra personave çifti i thanë ‘Po’ njëri tjetrit dhe kurorëzuan dashurinë e tyre, shkruan lajmi.net.
Menjëherë pas lidhjes së martesës këngëtari ndau një fotografi me gruan e tij ku u shpreh si mashkulli më me fat në botë që pjesën e mbetur të jetës do e kaloj me Afronën.
Në imazhin e publikuar ai mori edhe një seri urimesh nga fytyra të njohura për publikun ndër ta është edhe futbollisti Granit Xhaka me të cilin gëzon raporte të mira. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B2rzhJenNNz/