Blero paralajmëron hitin

Këngëtari Blero Muharremi është duke punuar në këngën e re, e edhe pse ende në proces të punës ai këtë projekt e cilëson si hit verorë

ShowBiz

07/05/2015 21:19

Blero ka postuar një fotografi në Instagram, ku shihet në studio gjersa po merret me këngën e tij të re. E këtë projekt Blero po e cilëson si hit.

„Asgjë nuk vjen lehtë. Ju duhet të punoni fort për te. Gjithmonë falënderoju Zotit. 30 maj del seni që krejt verën ka me ju thy“, ka shkruar Blero, transmeton lajmi.net