Blero e Afrona prapë bashkë! (FOTO)

Ka kohë që po flitet për një lidhje dashurie mes Blero Muharremit dhe Afrona Dika. E këngëtari është ai që përmes një shkrimi në Instagram që ka cituar se është single.

ShowBiz

04/03/2015 11:30

 

Por, që të dy po i hedhin zjarrit benzinë. Kjo pasi që ata i kanë shpeshtuar takimet mes tyre duke shtuar edhe më shumë dyshimet se janë në lidhje.

Indeksonline ka arritur që t’i sigurojë disa fotografi në të cilën Blero dhe ajo shihen duke darkuar së bashku dhe ishin shumë afër me njëri-tjetrin. transmeton indeksonline.net

Ne kemi provuar që të kontaktojmë me ta mirëpo as Blero as Afrona nuk kanë dhënë ndonjë konfirmim për mundësinë e kësaj lidhje pasi që nuk dëshirojnë që të komentojnë asgjë.

E a është kjo lidhje dashurie apo vetëm miqësi mes tyre, kjo gjë mbetet të shihet.