Blero dhe Afrona provojnë këtë aventurë në Hawaii

Blero dhe Afrona po shijojnë në maksimum muajin e mjaltit.

ShowBiz

21/11/2019 21:47

Blero Muharremi dhe Afrona Dika, dy muaj pas kurorëzimit të dashurisë me martesë, kanë nisur muajin e mjaltit, shkruan lajmi.net.

Çifti, si destinacion për muajin e mjaltit zgjodhën ishujt Hawaii, ndërsa po shijojnë në maksimum këtë udhëtim.

Gjatë ditës së sotme, ata kanë bërë xhiro me helikopter, ku shikuan nga një tjetër mënyrë bukuritë e këtyre ishujve.

Kujtojmë se Blero dhe Afrona u martuan më 21 shtator, ndërsa dasmën e organizuan në Shqipëri. /Lajmi.net/