Blero dhe Afrona “arratisen” nga Kosova
Dyshja shumë e dashur për publikun Afrona Dika dhe Blero Muharremi janë shumë të komentuar në mediet rozë.
ShowBiz
Kohë më parë, përmes një postimi në rrjete sociale Afrona kishte bërë të ditur se shumë shpejt do të udhëtojnë për në Nju Jork, shkruan lajmi.net.
Së fundi, çifti kanë bërë të ditur që tashmë janë “arratisur” nga Kosova dhe kanë arritur në destinacionin e caktuar, në Nju Jork.
Duket se me rastin e festave të fundvitit, Bleo nuk do të jetë i angazhuar në ndonjë koncert, por ka zgjedhur të relaksohet bashkë me Afronën në qytetin e ëndrrave.
Në njërën nga fotografitë e shpërndara në rrjete sociale, Afrona shfaqet e buzëqeshur duke shijuar atë moment në ambientin e dekoruar për festa. /Lajmi.net/