Blerina Kllokoqi-Rugova dedikim për bashkëshortin në përvjetorin e 12-të të martesës 

Mendim Rugova dhe Blerina Kllokoqi-Rugova po festojnë përvjetorin e 12-të të martesës.

ShowBiz

27/05/2019 14:16

Kreatorja shqiptare, Blerina Kllokoqi- Rugova dhe bashkëshorti i saj, djali i presidentit historik, Ibrahim Rugova, Mendimi, tash e sa vite janë të martuar, shkruan lajmi.net.

Në përvjetorin e 12-të të martesës, Blerina ka zgjedhur fjalë zemre si dedim për bashkëshortin e saj.

“Sot 12 vjet i dhashë përfundimisht fund beqarisë që të bëhem nusja më me fat në Kosovë. E bekuar, edhe pas 12 vitesh me po të njëjtën ndjenjë dhe dashuri për ty. Të dua pafund, deri në frymën e fundit”, shkruan në postimin special ajo.

Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër kreatoret më të suksesshme në vend, kështu ajo ka veshur emra të njohur me famë brenda dhe jashtë vendit.

Ndër emrat që ka veshur Blerina janë edhe Rita Ora e Inva Mula. Duhet theksuar se u përkujdes edhe për vellon e Elia Zaharias./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bx7iLl4lXKk/