Blerim Bunjaku braktis SP-në: “Ajo po i harron të huajt”
Zgjedhjet për Asamblenë e Winterthuiit mbahen në pranverën e vitit 2018 ndërsa partia e tij nuk e ka futur Blerimin as në listën prej 60 kanidatëve për anëtar të asamblesë

Bota
Blerim Bunjaku është një politikan mjaft i pranishëm në mediat zvicerane. Në veçanti kur bëhet fjalë për qasjen e shoqërisë zvicerane ndaj të huajve dhe ndaj myslimanëve, Bunjaku është një bashkëbisedues të cilin e kërkojnë mediat, për shkakun se ai konsiderohet njohës nga brenda i këtyre komuniteteve. Albinfo.ch ka shkruar në vazhdimësi për aktivitetin politik dhe shoqëror të tij. Ai është dëshmuar edhe si luftëtar kundër radikalizimit të të rinjve myslimanë, për çfarë kishte ndërmarrë edhe iniciativa të ndryshme kontaktimi me organizatat që bëjnë bashkë myslimanët në regjion. Në këtë kuptim, organizata “Fairwinti” që ai kishte themeluar në vitin 2015 konsiderohet si pararendëse e aktiviteteve që më vonë mori komuna e Winterthurit një vit më pas. Ai qe zgjedhur edhe si përgjegjës për shkollat e një regjioni të Komunës së Winterthurit.
Ai qe bërë i njohur edhe për aplikacionin kompjuterik për natyralizim “Schweizermacher” me të cilin testohet gatishmëria teorike për t`u bërë shteas zviceran.
Prej afër dy vitesh Blerim Bunjaku ishte aktiv në Partinë Socialdemokrate të Zvicrës (SP). Para kësaj ai ka qenë pjesë e EVP-së, me të cilën ka qenë i kandiduar për një vend në asamblenë komunale të Winterthurit, qytetit ku jeton, shkruan albinfo.ch. Më vonë ai e kishte braktisur EVP-në, një parti e vogël kjo, për të gjetur më shumë hapësirë në SP-në e madhe.
Por, nga 25 gushti i këtij viti, pra nga dje Bunjaku nuk është më pjesë e SP-së. Siç ka shkruar gazeta Lantbote, dhe siç kanë transmetuar pastaj edhe shumë media tjera zvicerane, Blerim Bunjaku do të kandidojë për Asamblenë Komunale të Winterthurit si kandidat i pavarur. Zgjedhjet mbahen në pranverën e vitit 2018 ndërsa partia e tij nuk e ka futur Blerimin as në listën prej 60 kanidatëve për anëtar të asamblesë së përmendur. Këtu si duket është mbushur kupa dhe Bunjaku ka vendosur të largohet nga SP-ja.
Ai ka kritikuar me këtë rast se në partinë ku ka milituar dy vitet e fundit, ka gjetur fare pak interesim dhe mbështetje për punën e tij, përcjell albinfo.ch. Në një intervistë të publikuar sot në 20minuten ai i drejton kritika Partisë Socialdemokrate (SP/PS) se nuk angazhohet për tüë huaj, ndryshe nga nami të cile ka kjo parti. 2SP po i harron njerëzit me prejardhje të huaj” është edhe titulli i intervitsë në këtë medium. Ndërsa si alternativë të tij për këtë politikë, Bunjaku ofron një qasje “më afër popullit”.