Bleona rrëfen telefonatën me mjekun nga Burreli, të çmendur pas saj

Bleona, ose më saktë si jemi mësuar ti flasim “uragani” Bleona ka gjithmonë qendrën e vëmendjes, por tashmë kjo për këngëtaren e famshme është një mënyrë jetese, me të cilën bashkëjeton. Këtë herë ajo ka ardhur me një rrëfim ekskluziv për “Bluetooth” “për të vënë disa pika mbi I”, si edhe vetë shprehet.

ShowBiz

23/01/2016 14:48

Në këtë intervistë ajo ka zbuluar arsyen e fotos me Ganiun, duke u shprehur se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me të, por nuk mund të flitet për një rikthim mes çiftit. Nga ana tjetër Bleona flet për herë të parë edhe për mjekun nga Burreli, i cili i ka propozuar për martesë. Këngëtarja e hiteve tashmë edhe ndërkombëtare, tregon se i ka telefonuar në 1 janar, për ta uruar për vitin e ri, si dhe për ti thënë të shikojë jetën e tij dhe të fokusohet tek familja. E në fund, nuk harron të na sjellë edhe njëherë komponentët që mashkulli ideal duhet të ketë…

Si ka nisur 2016-ta për Bleonën, keni projekte apo këngë të reja që janë duke pritur?
Jam duke punuar për singëllin numër dy dhe videon e radhës. Sigurisht ka shumë punë, por tashmë për mua ky është stili i jetës që kam zgjedhur, kështu që nuk më bën më përshtypje.

Gjithnjë në qendër të vëmendjes, me lajme të mira, por shpesh herë edhe të tepruara, a ka filluar t’ju bezdisë tanimë ky fakt?
Për shembull, kush mund të quhet e tepruar? (qesh).

Pak ditë më parë qarkulloi një foto e juaja me ish-bashkëshortin Gani, përse e postuat, ju mungoi apo ishte thjesht për nostalgji?
Përse nuk kam të drejtë unë të nxjerr memoriet e jetës sime? Në “Instagramin” tim? Nuk kuptoj pse njerëzit patjetër duhet të gjejnë një kuptim të dyte në foto, përveç asaj që foto transmeton. Një dashuri pa kushte. Nuk ishte nostalgji, thjesht po ju kujtoja “standardin” disa “tipave”.

Mbani ende kontakte me të, mendoni se ka vend për një rikthim?
Jo nuk ka më rikthim. Marrëdhënia jonë tashmë është e një lloji tjetër, jo më burrë e grua. Sigurisht ai është një nga njerëzit që i besoj përveç mamit, babit e vëllait. Po nuk flitet për rikthime.

Ndërkohë veçmas mjekut nga Burreli, a ju ka propozuar dikush tjetër për martesë, ndoshta një tjetër fans i dashuruar?
Foto ishte pikërisht për të vënë disa pika mbi ‘i’, siç i themi ne në Shqipëri.

Është e vërtetë që keni pasur një bisedë me mjekun shqiptar, do të pranonit ta takonit, qoftë edhe për një kafe?
Unë nuk kam dëshirë të lëndoj asnjë njeri në jetën time, me apo pa dashje. Duke qenë që zemra ime ndër vite ka qenë më shumë e thyer në miliona copa dhe në shumë pak raste numëroj ditë të lumtura në jetën private. Nuk kam dëshirë që të njëjtën dhimbje që kam pasur unë në jetën private ta provojë dikush tjetër dhe arsyeja e kësaj dhimbje të jem pikërisht unë. Unë e kam telefonuar Dalipin personalisht në datën 1 janar për t’i uruar vitin e ri. Mendoj që nuk ka pasur dhuratë më të bukur se kjo dhe e kam bërë sadopak të lumtur me aq mundësi sa kam sigurisht, dhe për t’i thënë që në asnjë mënyrë nuk dua ta lëndoj, por ai duhet të vazhdojë jetën e tij dhe të jetë i lumtur me familjen që ka, mbasi thjesht në zemrën time nuk ka vend për asnjë njeri për momentin. Dhe ishte më mirë ta dëgjonte nga goja ime se sa të merrej me manipulimin e mediave dhe të njerëzve të tjerë në mediat social. Besoj këtu historia e Dalipit duhet të mbyllet.

Çfarë kriteresh duhet të përmbushë një mashkull që të ketë vëmendjen e Bleonës?
Po këto gjëra nuk janë punë listash, është çështje zemre. Po sigurisht mbi të gjitha duhet të jetë “BURRË”, jo djalë mamaje. Ky është themeli pastaj të tjerat nuk janë çështje liste.

Mendoni se i keni bindur tashmë shqiptarët për karrierën tuaj të suksesshme në SHBA si dhe për faktin që nuk keni ndërhyrje?
Nuk kam pasur asnjëherë për qëllim “të bind” njeri, shqiptar ose jo. Thjesht kjo ka qenë një sfidë e imja. Tani unë kam nisur fillimin e një rruge të gjatë, por të një lige tjetër tashmë dhe kam akoma shumë punë për të bërë. Ky është vetëm fillimi.

Përgjatë 2015 u përfolët shumë, çfarë do t’i japë bujë gjatë këtij viti Bleonës?
Unë siç dhe mund ta dini kam dëshirë të flas me vepra, kështu që t’ia lëmë kohës surprizat.

A do të hiqnit dorë nga karriera për hir të dashurisë?
Po unë këtë nuk e kam bërë kur isha 18, e as 20, e as 25, përse duhet tani?

/bluetooth/