Bleona është milionere! (Foto)

Sipas raportimeve të fundit, del e Bleona Qereti ka një pasuri prej 15 milionë dollarëve!

ShowBiz

29/09/2015 10:47

Këngëtarja shqiptare e përfolur shumë sidomos këto ditët e fundit, del se është një artiste shumë e pasur.

Sipas të dhënave të fundit për vlerën e pasurisë së këngëtares, del se ajo ka pasuri prej 15 milionë dollarëve, transmeton lajmi.net.

Kjo pasuri është shtuar dukshëm pas pjesëmarrjes së saj në shoun televiziv në Amerikë, ‘Euros of Hollywood’.

Megjithëse Bleona ka thënë se nga ndarja e saj me bashkëshortin milioner Ganiun nuk ka marrë para, kjo pasuri e madhe që ka tani nuk dihet se nga ka ardhur nga anët tjera, sidomos pasi Bleona së fundmi ka thënë se i është dashur ta lëshojë apartamentin në LA për ta bërë këngën dhe klipin më të fundit, pasi ai kushtonte shumë shtrenjtë për ta mbajtur./Lajmi.net

Bleona