Blejnë detergjent të rrobave por del të jetë kokainë

Konsumatorët në Brazil kanë zbuluar kokainë kur hapën kutitë e detergjenteve të rrobave që blenë në një supermarket në Sao Paulo.

Bota

17/07/2019 21:47

Të paktën 80 kilogramë drogë u gjetën në dyqanin në lagjen “Ermelino Matarazzo”. Policia raportoi se kjo ishte një mënyrë për pastrimin e rrugëve kriminale.

Hetuesit besojnë se dyqani, ku u blenë detergjentet këtë të hëne, ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

Në një teori, policia thotë se, kutitë me drogë janë vendosur gabimisht në rafte.

Një klient u përpoq ta kthejë kutinë me detergjentin në dyqan, ndërsa një tjetër e dorëzoi në stacionin lokal të policisë, raportojnë mediat.

Policia ushtarake e San Paolos tha se disa njerëz po shkarkonin më shumë nga i njëjti produkt kur oficerët mbërritën në dyqan, duke shtuar se u përpoqën të arratiseshin.

Të paktën 4 persona janë arrestuar, përfshirë tre punonjës të dyqanit./AlsatM