Bledi Shkëmbi pranë stolit të Ballkanit, pritet zyrtarizimi ditët e ardhshme

Trajneri shqiptar, Blendi Shkëmbi dhe klubi nga Suhareka Ballkani thuhet se kanë arritur marrveshje bashkëpunimi dhe zyrtarizimi do të ndodhë ditët e ardhshme.

Sport

26/12/2020 22:12

Sipas ‘PanoramaSport.al’, thuhet se trajneri korçar është takuar sot me presidentin e klubit të Ballkanit, Arsim Kabashin, në hotel Sheraton në Prishtinë, ku kanë arritur dhe akordin paraprak. Në ditët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi.

Ndërkohë, kujtojmë që drejtuesit e klubit kosovar, ishim shumë pranë marrëveshjes me Orges Shehin, por bisedimet kanë marrë një kthesë të papritur.

Shkëmbi pritet të rikthehet në Kosovë, pas eksperiencës që ka pasur në të kaluarën me Lirinë e Prizrenit. Ish-kapiteni legjendar i Skënderbeut, veç Lirisë, drejtoi edhe Teutën në Kategorinë Superiore, teksa kjo do të jetë eksperienca e tretë e tij në rang klubesh.