Bledar Hajdini lojtar i lirë, në negociata me disa skuadra

Bledar Hajdini ka bërë të ditur se nga sot është lojtar i lirë.

Sport

10/08/2020 16:40

Portieri ka pasur disa probleme me dokumentacionin e tij, por nga tani ai ka gjithçka të pastër, dhe është gati të kthehet në fushat e blerta.

Hajdini ka bërë të ditur se do të kthehet shumë shpejtë në nivelet sa më të larta, përcjell lajmi.net.

Sipas njoftimit të tij në ‘Facebook’, portieri kosovar është në negociata me disa skuadra dhe shpejt pritet zyrtarizimi.

Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra që nënshkruan me ish portierin e Trepçës’89. /Lajmi.net/