“Bleacher Report” me dokumentar fantastik për Kosovën

Kombëtare e vogël, por me zemër të madhe – kjo është Kosova që brenda pak viteve pas pranimit në UEFA e FIFA, ka rrëmbyer zemrat dhe vëmendjen e gjithë botës.

Sport

15/11/2019 18:18

E fundit që ka bërë dokumentar për Kombëtaren fantastike të Kosovës është mediumi i njohur “Bleacher Report”.

‘BR’ është fokusuar te tifozëria fantastike, te ‘Dardanët’ që në humbje dhe fitore, janë pranë djelmoshave t Kosovës dhe asnjëherë nuk ka bileta të mjaftueshme.

“Kosova ka një popullsi prej më pak se dy milionë banorë, por 100 mijë tentuan të merrnin bileta për ndeshjen e fundit në shtëpi”, ka shkruar ‘Bleacher Report’ në dokumentarin e publikuar çaste më parë.

Dokumentari është bërë nga gazetari James Piotr, i cili edhe personalisht ka përjetuar gjitha emocionet që i përjetojnë shqiptarët kur luan Kosova.

Ai e ka shijuar nga afër me tifozët lojën me Malin e Zi, ku ‘Dardanët’ fituan 2-0.

Në përgjithësi Piotr ka treguar për dashurinë që tifozët kanë për futbollin dhe se si ditët kur luan Kosova është gjithçka për shqiptarët.

Ai ka folur edhe për njerin q i dha shumë sportit të Kosovës, njeriu që punoi shumë dhe e ndihmoi Kosovën të pranohet në UEFA e FIFA, legjendën Fadil Vokrri.

Të dielën, Anglia do të zbresë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, për të zhvilluar ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2020’, me ‘Tre Luanët’ që tashmë kanë prerë biletën, derisa edhe Çekia është kualifikuar pasi e mposhti Kosovën.

Ëndrra e ‘Dardanëve’ vazhdon, pasi Evropiani tani synohet përmes Nations Leagu ku Kosova tashmë gjendet në play-off’