Blatter uron Ronaldon

Presidenti i FIFA’së, Sepp Blatter ka uruar Cristiano Ronaldon dhe Portugalinë për kualifikimin në Kampionatin botëror 2014. Ylli i Real Madrid ka rënë në konflikt me kreun e Federatës Botërore të Futbollit pas komenteve të zviceranit në adresë të tij kur gjatë një paraqitje në Universitetin e Oxfordit e përshkroi si: “Futbollist i cili shpenzon…

Sport

20/11/2013 12:20

Presidenti i FIFA’së, Sepp Blatter ka uruar Cristiano Ronaldon dhe Portugalinë për kualifikimin në Kampionatin botëror 2014.

Ylli i Real Madrid ka rënë në konflikt me kreun e Federatës Botërore të Futbollit pas komenteve të zviceranit në adresë të tij kur gjatë një paraqitje në Universitetin e Oxfordit e përshkroi si: “Futbollist i cili shpenzon shumë para te frizeri”.

Edhe pse Blatter ka kërkuar falje për komentin e tij, Ronaldo dhe Los Blancos duket se nuk e kanë falë, dhe së fundmi raportohej se ylli portugez do ta bojkotojë ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë më 13 janar në Zurich.

Mirëpo, Blatter u shpreh më i ‘afërt’ me Ronaldon dhe Portugalinë duke i uruar për sigurimin e pjesëmarrjes në Botërorin 2014, pas fitores me rezultat të përgjithshëm 4:2 në barazh kundër Suedisë.

“Portugali, urime kualifikimi për në Kampionatin botëror 2014. Paraqitje fantastike nga Cristiano”, shkroi Blatter në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.

Ronaldo realizoi het-trik në fitoren 3:2 të martën, kurse kishte shënuar edhe golin e vetëm të fitores 1:0 në ndeshjen e parë në Lisbonë.