Blatter preferon Messin

Presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter ka krahasuar Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon duke thënë se preferon yllin e Barcelonës. Dyshja vazhdimisht krahasohen mes vete si dy futbollistët më të mirë në botë dhe së bashku kanë rrëmbyer pesë Topa të Artë. “Ata të dy janë futbollistë të shkëlqyeshëm por janë krejt të ndryshëm”, deklaroi Blatter…

Sport

29/10/2013 12:28

Presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter ka krahasuar Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon duke thënë se preferon yllin e Barcelonës.

Dyshja vazhdimisht krahasohen mes vete si dy futbollistët më të mirë në botë dhe së bashku kanë rrëmbyer pesë Topa të Artë. “Ata të dy janë futbollistë të shkëlqyeshëm por janë krejt të ndryshëm”, deklaroi Blatter në Oxford Union, përcjell e përditshmja britanike Independent.

“Futbolli cakton edhe dallimin mes yjeve. Lionel Messi është djalosh i mirë për çdo baba, çdo nënë do të dëshironte ta kishte në shtëpi. Ai është shumë i shpejt, luan mirë, është djalosh i mirë. Kjo e bën atë kaq të famshëm, sepse është person i mirë dhe për këtë arsye merr vota. Tjetri (Ronaldo), është diçka tjetër, ai është si komandant në fushën e lojës. Kjo është ana tjetër e futbollit dhe është mirë të kemi komandant të tillë në fushë. Kjo i jep jetë futbollit. Njëri ka shpenzime më të mëdha për frizer se sa tjetri por kjo nuk ka rëndësi”, shtoi zvicerani i cili në fund tregoi preferencën e tij mes tyre.

“Nuk mund të them se cili është më i miri, do të ketë garë këtë vit dhe pastaj në janarin e vitit të ardhshëm do të shpallet fituesi. Më pëlqejnë të dy por e preferoj Messin”, përfundoi Blatter.