Blatter ‘pishman’ për Botërorin 2022
FIFA mund të ketë bërë “gabim” kur ia dha Katarit të drejtën e nikoqirit për Kampionatin botëror 2022, ka deklaruar presidenti Sepp Blatter. Temperaturat gjatë stinës së verës në shtetin arab mund të arrijnë deri në 50 gradë celsius dhe tashmë janë bërë shumë ankesa se në kushte të tilla do të jetë e pamundur…
Sport
FIFA mund të ketë bërë “gabim” kur ia dha Katarit të drejtën e nikoqirit për Kampionatin botëror 2022, ka deklaruar presidenti Sepp Blatter.
Temperaturat gjatë stinës së verës në shtetin arab mund të arrijnë deri në 50 gradë celsius dhe tashmë janë bërë shumë ankesa se në kushte të tilla do të jetë e pamundur të zhvillohet një ndeshje e futbollit.
I pyetur nga insideëorldfootball.com rreth emërimit të Katarit për nikoqir të garës, 77-vjeçari tha: “Mund të jetë se kemi bërë një gabim në atë kohë”.
Ai po ashtu shtoi se “nuk është e drejtë” që Botërori në Katar të zhvillohet në qershor ose korrik, kurse “në anën tjetër duhet të konsiderojmë realitetet politike dhe gjeo-politike. Mendoj se Evropa duhet të fillojë se ne nuk e sundojmë më botën”.