Blatter, numëro pastaj fol
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti nuk e ka falur presidentin e FIFA-së, Sepp Blatter pas komenteve te zviceranit ndaj yllit të Los Blancos, Cristiano Ronaldo. Blatter e kishte përshkruar Ronaldon si komandant në fushën e lojës, si dhe tha se ai ka shpenzime të mëdha tek frizeri. Real Madrid ka kërkuar nga Blatter të…

Sport
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti nuk e ka falur presidentin e FIFA-së, Sepp Blatter pas komenteve te zviceranit ndaj yllit të Los Blancos, Cristiano Ronaldo.
Blatter e kishte përshkruar Ronaldon si komandant në fushën e lojës, si dhe tha se ai ka shpenzime të mëdha tek frizeri. Real Madrid ka kërkuar nga Blatter të kërkojë falje, dhe zvicerani e ka bërë një gjë të tillë.
Por, nëse të tjerët e kanë falur, Ancelotti jo. “Blatter ka kërkuar falje? Dëmi tashmë është bërë. Nganjëherë është të mirë të mendoni mirë dhe të numëroni deri në dhjetë, unë e bëj shpesh”, deklaroi Ancelotti në konferencë për shtyp para duelit kundër Real Vallecanos të shtunën.
Përveç të tjerëve, Ronaldo është ankuar me komentet e Blatterit duke thënë se: “Tani i kuptoj disa vendime të FIFA-së në lidhje me mua”.
Në mbrojtje të Ronaldos ka dalë edhe Federata portugeze e Futbollit.