Blatter kërkon falje

Presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter ka shkruar një letër për t’i kërkuar falje presidentit të Real Madridit, Florentino Perez për komentet ngacmuese ndaj Cristiano Ronaldos. Gjiganti spanjoll reagoi ashpër pas një shakaje të bërë nga Blatter në adresë të Ronaldos. I kërkuar të krahasoj futbollistin e Realit me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi, Blatter tha:…

Sport

29/10/2013 20:37

Presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter ka shkruar një letër për t’i kërkuar falje presidentit të Real Madridit, Florentino Perez për komentet ngacmuese ndaj Cristiano Ronaldos. Gjiganti spanjoll reagoi ashpër pas një shakaje të bërë nga Blatter në adresë të Ronaldos.

I kërkuar të krahasoj futbollistin e Realit me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi, Blatter tha: “Njëri ka shpenzime më të mëdha te frizeri se sa tjetri”. Blatter ia shpjegoi Perezit se komenti i tij kishte një anë “ledhatuese”.

Në letrën e tij, kreu i FIFA-së po ashtu theksoi se ka “respekt të madh”, për ish yllin e Manchester Unitedit. Ai po ashtu kërkoi falje për çfarëdo ofendimi që mund të ketë shkaktuar. Kurse, përveq klubit, edhe Ronaldo është ankuar për komentin e Blatterit.

“Kjo tregon qartë respektin dhe konsideratën që FIFA ka për mua, klubin tim dhe shtetin tim”, shkroi Ronaldo në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.