Blanc nuk e do largimin e Rabiot

Trajneri i Paris Saint Germain, Laurent Blanc ka deklaruar se nuk e do largimin e mesfushorit francez, Adrien Rabiot.

Sport

05/01/2015 22:28

Laurent Blanc ka ripërsëritur edhe një herë tjetër se nuk e dëshiron largimin e Adrien Rabiotit nga skuadra e tij, aq më pak gjatë janarit.

”Unë gjithmonë kam deklaruar se ai është një lojtar të cilin dua ta mbaj te skuadra e PSG”, tha Laurent Blanc.

”Pozicioni im është i qartë. Ai është pjesë e së ardhmes së PSG. Rabiot ka bërë paraqitje të mira në pjesën e parë të sezonit edhe pse gjërat janë paksa të komplikuara për atë”, tha Blanc.

Për 19 vjeçarin interesim serioz ka shfaqur skuadra e Tottenham Hotspur. Nëpër media angleze është raportuar se Tottenhami ka arritur marrëveshje për transferimin e francezit.