Blanc: Nuk e desha Barcelonën

Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc ka pranuar se nuk e dëshironte ballafaqimin me Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

21/03/2015 13:07

Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc ka pranuar se nuk deshi të takohet me Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e tij luajti kundër gjigantit katalan në fazën e grupeve por do të takohet sërish në mesin e tetë skuadrave më të mira të Evropës.

“Personalisht, është një kundërshtar të cilit i jam dashur t’i shmangem. Preferoja dikë tjetër”, deklaroi ai.

“Nuk mund të themi se shorti ka qenë i favorshëm për Parisin”, shtoi ai.

“Barcelona është aktualisht një prej skuadrave më të mira në botë, dhe mendoj se për momentin e ka edhe futbollistin më të mirë në botë, që është Messi”, theksoi Blanc.