Blanc kurorëzon Mourinhon

Do ta ketë për kundërshtar në një fazë jashtëzakonisht të rëndësishme, por Laurent Blanc nuk ka asgjë tjetër përveç fjalë të mira për rivalin e tij Jose Mourinho. Paris Saint-Germain dhe Chelsea do të ballafaqohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Blanc ka vetëm lëvdata për homologun e tij. “Do të ndeshemi me një skuadër…

Sport

27/03/2014 17:11

Do ta ketë për kundërshtar në një fazë jashtëzakonisht të rëndësishme, por Laurent Blanc nuk ka asgjë tjetër përveç fjalë të mira për rivalin e tij Jose Mourinho.

Paris Saint-Germain dhe Chelsea do të ballafaqohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Blanc ka vetëm lëvdata për homologun e tij.

“Do të ndeshemi me një skuadër të madhe, të udhëhequr nga një trajner i madh. Mourinho i ka fituar të gjitha, në listën e të arriturave të deritashme ka dy Liga të Kampionëve, është një prej më të mirëve në botë, kush do ta thoshte të kundërtën”, deklaroi Blanc, në konferencë për shtyp para duelit kundër Nice në Ligue 1.

“Kam pasur fatin të punoj me të, gjatë kohës sa ishte asistent i Robsonit në Barcelonë, edhe atëherë ishte inteligjent dhe profesionist. Kam respekt të madh për të. Kush do ta kalojë rrethin? Këtë vërtetë nuk e di”.