Blanc e njeh Chelsean
Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc ka thënë se ka njohuri të mjaftueshme për Chelsean, kundërshtarin me të cilin do të takohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Blanc ka shpjeguar se shpeshherë ndjek ndeshjet e gjigantit londinez në Premierligë. “Chelsea është ekip që e njohim, ne shpeshherë i përcjellim ndeshjet e tyre në Premierligë”,…
Sport
Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc ka thënë se ka njohuri të mjaftueshme për Chelsean, kundërshtarin me të cilin do të takohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Blanc ka shpjeguar se shpeshherë ndjek ndeshjet e gjigantit londinez në Premierligë.
“Chelsea është ekip që e njohim, ne shpeshherë i përcjellim ndeshjet e tyre në Premierligë”, deklaroi Blanc pas shortit të tërhequr sot në selinë e UEFA’s në Nyon.
Ai insistoi se e dinte se skuadra e tij do të ballafaqohet me një kundërshtar të vështirë.
“E dinim se shorti do të na sjell një kundërshtar të madh dhe ai është Chelsea”, u shpreh Blanc.
Edhe pse Chelsea e Jose Mourinhos është kundërshtar vërtetë i rrezikshëm, Paris Saint-Germain po ashtu është skuadër në gjendje të fitojë kundër cilitdo ekipi dhe as gjiganti londinez nuk do ta ketë lehtë.