Blanc: Duhet ta izolojmë ‘jashtokësorin’ Ronaldo

Trajneri i PSG-së, Laurent Blanc, e ka quajtur Ronaldon, si njëri nga dy jashtokësorët e futbollit.

Sport

20/10/2015 17:54

Blanc ka thënë se çelësi për të fituar ndaj Real Madridid, është izolimi i ‘jashtokësorit’, Cristiano Ronaldo.

“Ai është njëri nga dy jashtokësorët e planetit të futbollit. Ai është i mirë në çdo aspekt. Duhet të sigurohemi që ai ta prek sa më pak topin. Duhet ta vëzhgojmë vazhdimisht”, tha Blanc.

Real Madrid dhe PSG ndeshen të mërkurën në Ligën e Kampionëve.