Blanc: Do të ketë largime nga PSG

Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc ka pranuar se do të ketë ardhje, por edhe largime nga klubi, para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Merkato

22/08/2015 09:05

Zlatan Ibrahimovic mund të transferohet në Milan.

Kjo së paku sipas deklaratave më të reja nga trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc.

Ai ka pranuar se do të ketë ardhje, por edhe largime nga klubi, para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

“Deri në fund të afatit kalimtar mund të ketë ende aktivitet. Ajo që është e sigurt është se do të ketë futbollistë që vijnë në PSG, dhe futbollistë që largohen nga PSG”, deklaroi ai pas fitores 1:0 ndaj Montpellier të premten.

A do të jetë Ibrahimovic në mesin e tyre?