Blair i shkruan Osmanit: E falënderon për mikpritjen dhe dhuratën

Ish-kryeministri britanik, Toni Blair ia ka drejtuar një letër presidentes Vjosa Osmani pas vizitës që e pati në vendin tonë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Ai tha se është ndier i nderuar me ardhjen në Kosovë dhe pëer prezencën e tij në Kuvendin e Kosovës. Ai ka uruar se do të takohet…

Lajme

14/06/2024 23:38

Ish-kryeministri britanik, Toni Blair ia ka drejtuar një letër presidentes Vjosa Osmani pas vizitës që e pati në vendin tonë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ai tha se është ndier i nderuar me ardhjen në Kosovë dhe pëer prezencën e tij në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka uruar se do të takohet prapë me Osmanin.

“Doja të shkruaja për t’ju dërguar falënderime dhe mirënjohjen time më të sinqertë për pritjen e vizitës sime dje në Kosovë. Ishte kënaqësi të takohesha me ju dhe një nder i vërtetë t’i drejtohesha Parlamentit me ftesën tuaj gjatë kësaj jave historike. Isha shumë i nderuar që mora gurin e kristaltë, cili do të vendoset në raftin tim krahas atij që më dha Presidenti Rugova”, thuhet në njoftim.